Kadeti i FSK-së shpallet më i miri në Britani

Aktuale October 05, 2017 - 19:54

Kadeti i FSK-së Behar Fazliu, ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.

Kjo është hera e dytë që një kadet nga Kosova fiton këtë cmim prestigjioz. 

Lirim Greiçevci, ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, ka njoftuar për këtë lajm në faqen e tij në Facebook

Lexoni postimin e plote: 

Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranëell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës!

Image