Vetura zyrtare bllokon qarkullimin e biçikletave në Rrugën B (Foto)
Aktuale
September 12, 2017 - 22:48
Çiklistët në kryeqytet çdo ditë përballen me probleme në trafik, dhe e kanë gati të pamundur qarkullimin.
Kjo bëhet edhe më e vështirë kur veturat parkohen në korsitë të cilët janë të përcaktuara për qarkullim të biçikletave.
Madje këto rregulla nuk po i përfillin as veturat zyrtare, shkruan lajmi.net
Në “Rrugën B” të kryeqytetit vetura me targa 5Z është parkuar në mënyrë të tmerrshme, duke bllokuar korsinë e qarkullimit të çiklistëve.
Për më shumë shikoni fotografinë.
