Hamidi: Kosova ka nevojë vetëm për 13 ministri (Video)

Aktuale September 12, 2017 - 22:44

Gazetari  Lavdim Hamidi, në emisionin Click në RTV 21 ka thënë se Kosovës do t’i mjaftonin vetëm 13 ministri. 

Sipas tij numri i këtyre ministrive do ta kursente buxhetin e shtetit për një mandat diku rreth 5 milionë euro në vit.

“Mund ta bëjë edhe një krahasim me qeverinë e Shqipërisë një shtet gati përgjysmë më i madh se Kosova ka një qeveri me vetëm 12 ministri, ndërsa Kosova ndërsa Kosova me 21, aty janë krijuar disa dikastere qeveritare shumë të çuditshme”, ka thënë ai duke përmendur ndarjen e Ministrisë Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e cila ka funksionuar në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, përcjell rtv21.tv

Sipas Hamitit këto janë një barrë e rëndë për buxhetin siç e ka cilësuar ai të varfër të Kosovës./21Media