Berisha: Kandidatët për Prizren e kanë të qartë se kanë përballë bandë kriminale

Aktuale September 12, 2017 - 22:16

Zafir Berisha, kandidat i decertifikuar nga KQZ-ja në garën për kryetar të Prizrenit, ka thënë se dy kundërshtarët e tij në këtë garë, Hatim Baxhaku i LDK-së dhe Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë të qartë se në Prizren nuk kanë kundërshtarë politik, por bandë kriminale.

Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se KQZ-ja është kapur nga bandat mafioze, derisa ka falënderuar kundërshtarët e tij për mbështetjen morale e publike që ia kanë bërë pas vendimit për ta decertifikuar nga zgjedhjet lokale.

“Faleminderit edhe për dy oponentët e garës zgjedhore të 22 tetorit, Hatim Baxhakut dhe Mytaher Haskuka për mbështetjen morale publike të cilët po besoj se tashmë e kanë të qartë se në Prizren nuk kemi kundërshtar politik por bandë kriminale të ‘Klanit Pront’. ‘Dallavergjit’ ndërkombëtarë të cilët me vetëdije apo pa të, i kanë bërë presion znj.Daka është deshtë për zgjedhjet e 11 qershorit me ju dalë gjumi se në Kosovë paska ligje dhe sanksione për pjesëmarrje në zgjedhje, apo atëherë nuk ju ka konvenuar sepse ortakët e tyre i kanë pasur në garë”, ka shkruar Berisha.