Ambasadorja maqedonase në Serbi, pa fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Aktuale September 08, 2017 - 21:42

Ambasadorja e Maqedonisë në Serbi, Vera Jovanovska nuk ka bërë asnjë koment mbi raportimet se vendi i saj mund ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Disa media në Maqedoni kanë raportuar se një gjë e tillë mund të ndodh me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Jovanovska ju është përgjigjur gazetarëve në këtë çështje duke se Maqedonia dhe Serbia janë miq tradicional dhe se prioritet i Maqedonisë është forcimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve të të gjitha vendeve të rajonit dhe të gjithë fiqnjëve.