‘Parlamenti, sigurt këtë javë’
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të AKR-së dhe koalicionit PAN, vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, do të mund të mbahet këtë javë, raporton “Zeri.info”.
Madje deputetë të koalicionit PAN, shprehen të bindur se tashmë janë të sigurt se Parlamenti do të formohet këtë javë.
Deputeti i AAK-së (nga radhët e PAN-it), Rasim Selmanaj, ka thënë për “Zëri” se Parlamenti dhe Qeveria do të formohen këtë javë.
“Këtë javë bëhet Parlamenti, ndoshta edhe Qeveria”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka thënë se ekziston mundësia që seancën ta thërrasë për të enjten, edhe nëse nuk ka gatishmëri të PAN-it për të marrë pjesë.
“Nuk kam kurrfarë informacioni, po pres edhe unë sikurse ju. Po presim kur t’i bën numrat PAN-i dhe ndoshta të enjten e caktoj mbledhjen (nuk është e sigurt), nëse pajtohen Vetëvendosje dhe koalicioni LAA. Janë dy mundësi: nëse PAN deklarohet, unë e thërras seancën, por nëse vendos VV dhe LAA, edhe ashtu e thërras seancën, edhe pa pëlqimin e PAN-it. Ata në desh le të vijnë, në desh jo”, ka deklaruar ai për “Zërin”.