Mustafa: S`ka rrezik nga tërmeti, banorët e Deçanit mos të shqetësohen

Aktuale August 31, 2017 - 23:49

Në orët e vona të së enjtes, qytetarët kanë raportuar se Deçani èshtë goditur nga një tërmet.

Lajmin për Klan Kosova.tv e ka konfirmuar Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës i cili tha se nga ky tërmet banorët nuk kanë vend për shqetësim pasi ka magnitudë të 2.1 shkallë të riterit.

Mustafa tutje shtoi se lëkundje të tilla ka pothuajse çdo ditë në vendin tonë.

Bëhet e ditur që lëkundjet e tokës janë ndjerë në Deçan, por raportohet se edhe në Pejë e Gjakovë po ashtu.