Pacolli tregon se për çka u dakorduan LAA me Vetëvendosjen

Aktuale August 25, 2017 - 22:05

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka treguar se çka u bisedua në takimet mes përfaqësuesve të LAA-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Pacolli ka thënë se janë dakorduar për një grup punues politik për harmonizim qëndrimesh mes LAA-së dhe "Vetëvendosjes".

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Për atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, sot në mesditë mbajtëm një takim me drejtuesit e Alternativës, Mimoza Kusari - Lila dhe Ilir Deda.

Ne mesditë, ne të Akr dhe Alternativës zhvilluam një takim edhe me udhëheqësit e VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu.

Në takim diskutuam për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

U bisedua për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve të Kosovës. N

ë orët e pasditës u takuam edhe me Kryetarin e Ldk, Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa.

Në këtë takim partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV për harmonizimin e qendrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhëshme.