LDK zotohet se nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka komentuar vendimin e sotëm të Aleancës Kosova e Re e cila autorizoi Behgjet Pacollin të gjejë zgjidhje edhe jashtë LDK-së. Ai foli për të parin e PDK-së, Kadri Veseli.
Haziri nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka treguar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
Thotë se LDK nuk voton ata që projektuan rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga lideri i kësaj partie Isa Mustafa.
Postimi i plotë i Hazirit:
LDK nuk ka asnji obligim me e votue kandidatin që e ka projektue rrëzimin e qeverisë së LDK.
Përkundrazi, ne e kemi rrëzue nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po ashtu kemi me largue nga zyrat e Kuvendit.
Ata që i kërkojnë dy karrika, përfundojnë në mes (askund)! LH