Morina: PAN me dreka, blerje vote e shantazhe krijon qeveri sherri

Aktuale August 11, 2017 - 18:14

Zgjedhjet në Kosovë kanë dëshmuar se sjellin vetëm kriza.

Kështu thotë analisti politik, Bajrush Morina që thekson se zgjedhjet nacionale nuk po prodhojnë zgjidhje, njofton Klan Kosova.

E kriza e tanishme institucionale në vend sipas tij ka ardhur prej inateve politike që kanë të gjitha partitë.

“Të gjitha partitë politike me mocionin që treguan se kanë inat ndaj LDK-së sidomos me mocionin i cili është bërë për të vetmin qëllim për të shkarkuar Mustafën”, ka thënë ai në Info Magazine.

Sipas Morinës, koalicioni PAN, që është koalicioni fitues i zgjedhjeve nuk mund të sjell dritë për vendin.

“Koalicioni i territ nuk mund të sjellë dritë.”

“Jemi në terr në mungesë numrash”, ka shtuar ai.

“Përpjekja e PAN-it që me dreka, me shantazhe dhe me forma të blerjes së votës është një përpjekje për ta krijuar një qeveri të sherrit që s’do t’i krijojë asnjë të mirë vendit”.

Sipas tij çdo qeveri që tenton të blejë vota është qeveri e korruptuar dhe si e tillë nuk është qeveri e një vendi.

“Mund të përfundojmë në një situatë më të rëndë”.

“Qeveria që mbështetet mbi votat e Listës Serbe nuk ka jetëgjatësi”, ka shtuar Morina.