Pacolli tregon se a e voton Kadri Veselin

Aktuale August 09, 2017 - 20:29

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë një interviste për emisionin “Debat”, ka thënë  se nuk e di nëse do ta votoj Kadri Veselin, për kryeparlamentar, pasi siç thotë ai ende nuk e  ka parë emrin e tij, transmeton “Zeri.info”.

“Është jo demokratike të thuhet që secili të vjen me u votu, por duhet të fillohet me atë se kush është ai. Është një paragjykim nëse them po ose jo, nuk e kam pa ende emrin e Z. Veselit”, ka thënë Pacolli.

“Është e tepër te kërkoni dhe të paragjykoj votën time, por ata le të vijnë me kandidatin, unë jam për zgjedhje konstruktive. Por unë nuk muj me thanë se do ta votoj Z.Veselin apo Milaim Zeken. Ne duhet ta shohim kush është kandidati jam i bindur se në momentin e paraqitjes së kandidatit do të procedohet për votim. Unë nuk besoj se është këtu problemi. Nuk mund të them se e paragjykoj votën time pro ose kundër”, ka thënë Pacolli