Pas thirrjes së seancës për të enjten, vjen reagimi i AAK-së

Pas thirrjes së seancës për të enjten, vjen reagimi i AAK-së

Aktuale gusht 07, 2017 - 12:26

Rasim Selmanaj, anëtar i kryesisë së AAK-së dhe njëherit deputet i këtij subjekti, ka thënë se PAN nuk është i informuar që vazhdimi i seancës është thirrur në konsultim me të gjitha blloqet politike, raporton zeri.info.

“Në qoftë se është në mënyrë të rregullt, duke e respektuar kushtetutën dhe konsultimet me shefat e grupeve në rregull jemi, por nuk jemi të informuar se a është në konsultim me krejt shefat e grupeve”, ka deklaruar ai.

Selmanajmë tej, ka thënë se nuk e dinë ende nëse do të marrin apo jo pjesë në këtë seancë.

“Të mërkurën shefat e grupeve do të takohen, sido që të vendosin përfaqësuesit e e PAN-it, sigurisht se ne e respektojmë. Tash për tash nuk mund të them, sepse nuk jemi ulur,  mund të ndodhë që sot ose nesër të ulemi dhe ta analizojmë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, ka caktaur vazhdimin e seancës ditën e enjte, pavarësisht se të mërkurën pritet të mbahet takimi konsultativ mes partive politike./Zeri