Pavarësia dëshiron ta falënderojë Bushin në Kosovë (Video)

Aktuale August 06, 2017 - 21:33

Ditë më parë, Pavarësie Sopa, një vajzë nëntëvjeçare nga Lipjani, i kishte dërguar një letër mirënjohjeje ish-presidentit amerikan, George W. Bush, për rolin e tij në pavarësinë e Kosovës.

Vajza në letër i kishte shkruar ish-presidentit se ajo kishte lindur vetëm dy minuta pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe se do të dëshironte që ai ta takonte një ditë atë.

Edhe Bush, i ka kthyer një përgjigje përmes një letre Pavarësisë së vogël, ku e kishte falënderuar dhe kishte shfaqur shpresën që një ditë ta takojë. /VoA/