Molliqaj: Për Kadri Veselin nuk ka vend në institucionet e shtetit
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin nuk ka më vend nëpër institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë se me të parë rritjen e Vetëvendosjes, ai u frikësua dhe ia dha kandidaturën Ramush Haradinajt për kryeministër.
Ndërsa sipas Molliqajt, nga frika se do të mbetet në opozitë, Veseli u dorëzua sërish, duke thënë se do të tërhiqet edhe nga kandidatura për kryeparlamentar.
Ai thotë se për Veselin është rezervuar vetëm një vend, por pa e cekur se ku.
Ja shkrimi i plotë i Molliqajt në Facebook:
Thuhej se në kohën kur ishte nën hije, si udhëheqës i organizatës kriminale SHIK, Kadri Veseli ishte njeriu më i fuqishëm në PDK.
Si kryetar i PDK-së, filloi fushatë milionëshe duke e promovuar vetën si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Me të parë rritjen e Lëvizjes tonë, u frikësua dhe ia dorëzoi kandidaturën Haradinajt.
U bë gati për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, por rritja jonë po ia pamundëson edhe këtë.
Nga frika se do të mbetet në opozitë, u dorëzua prapë. Tash deklaroi se do të tërhiqet edhe nga kandidatura për kryetar Kuvendi me kushtin që t’ia bëjmë një vend në Qeveri.
Por ai duhet ta kuptoj një gjë: nuk ka vend për të në institucionet e shtetit tonë. Vetëm një vend e kemi të rezervuar për të. Athu ku!?