Teuta Rugova regjistrohet si deputete
Aktuale
July 27, 2017 - 13:32
Teuta Rugova, e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ajo këtë e ka bërë në ditën e dytë të paraparë për këtë proces, ndërsa regjistrimi do të vazhdojë edhe nesër.
Seanca konsitutive e Kuvendit të Kosovës është paraparë të mbahet më datën 3 gusht.