Thaçi: Liderët e partive politike në Kosovë po e thërrasin Vuçiqin për mbështetjen e Listës Serbe

Aktuale July 07, 2017 - 21:50

Presidenti Hashim Thaçi u është kundërpërgjigjur kritikave të partive politike se ai po dëshiron që të udhëheqë dialogun për tu faktorizuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se nuk është ndonjë privilegj që të takohet me Vuçiqin, e as një situatë e lehtë.

Por, ai ka shtuar se derisa ai po takohet zyrtarisht me presidentit serb, liderë të partive politike në Kosovë po e thërrasin atë në telefon për të siguruar mbështetjen e Listës Serbe për koalicione në vend.

“Derisa unë takohem zyrtarisht me Vuçiqin, liderë të partive politike në Kosovë po e thërrasin atë në telefon për të siguruar mbështetjen e listës serbe”, ka thënë Thaçi./Zeri