A do të jetë deputete Refiqja, vajza e Naim Tërnavës?
Aktuale
June 17, 2017 - 22:49
Nëse do të arrinte të mblidhet votat e mjaftueshme, vajza e kryeimamit të Kosovës, Naim Tërnavës, Refiqja do të bëhej deputetja e radhës në Kuvend me mbulesë.
Refiqja, sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, radhitet poshtë në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, pasi mori vetëm 3720 vota, shkruan Indeksonline.
Ajo ishte një ndër më të përfolurat gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, por kjo nuk ka ndikuar që ajo të marr votat e elektoratit për t’u bërë pjesë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.