Haziri: Me PDK-në nuk negociojmë as nuk i përgjigjemi asnjë oferte të tyre

Aktuale June 15, 2017 - 23:25

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka deklaruar me me PDK asnjëherë nuk do të bashkohet. Madje Haziri thotë se nuk ka pozitë në shtet për të cilin LDK negocion ose ulët në një tryezë për bashkëpunim.

Haziri ka thënë se PDK nuk mund as të ju bëjë ofertë, as nuk do të diskutojnë me ta, për shkak të disa arsyejeve që ai përmend.

“LDK i ka këto qendrime. Në një, LDK nuk bashkëpunon me PDK-në, nën dy për asnjë ligj, PDK nuk ka të drejtë morale të ftojë LDK për diskutim, nën tre, ata janë treguar mosmirënjohës. Prandaj në këto kushte, LDK qendron unike, nuk negocion a bashkëpunon me PDK-në. Nuk ka opozitë në shtet për të cilin LDK ulet negocion” ka thënë Haziri.