Krasniqi: Kurti nuk mund të bëhet kryeministër në këtë mandat
Aktuale
June 14, 2017 - 20:59
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur rreth mundësisë së bërjes kryeministër, Albin Kurti.
Krasniqi këtë e ka thënë në emisionin Rubikon në KTV, transmeton Periskopi.
I pyetur se çfarë mendon për sjelljen e Albin Kurti si kryeministër, ai tha se nuk ia mohon të drejtën askush.
‘Albini ka të drejtë si edhe të tjerët të flasin dhe të sillen si kryeministër, kushtetuta nuk ia mohon apo nuk e parasheh këtë gjë’, tha Krasniqi.
‘Kurti nuk mund të bëhet kryeministër në këtë mandat edhe pse e ardhmja është e fshehtë, si koalicion që jemi i respektojmë marrëveshjet tona 100 përqindë. Ne qëndrojmë pas vendimit dhe propozimit që ia kena bërë Ramush Haradinaj.