Milaim Zeka arrin të bëhet deputet

Aktuale June 14, 2017 - 10:34

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka, ka arritur të marrë vota të mjaftueshme në zgjedhjet e së dielës për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Gazeta Metro ka mësuar që Zeka ka arritur të mbledhë mbi 9 mijë vota në zgjedhjet parlamentare si kandidat i subjektit politik Nisma për Kosovën.

Të martën, Nisma bëri të ditur se në legjislaturën e ardhshme do të kenë 8 deputetë, dhe si duket njëri nga ta do të jetë edhe Milaim Zeka./gazetametro.net