Donika Kadaj-Bujupi: Institucionet do t’i krijojë Albin Kurti
Donika Kadaj-Bujupi, kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, ka thënë se Albin Kurti do t’i krijojë institucionet e reja të Kosovës.
“Për këtë edhe ju kemi bërë thirrje subjekteve tjera në vend, që sa më parë ti krijojmë institucionet e reja me në krye kryeministrin Albin Kurti”.
“Ne duhet të bëhemi bashkë kundër të keqes”.
“Është diçka që e kanë vendos qytetarët me 11 qershor – janë rreth 200 mijë qytetar që votuan Lëvizjen Vetëvendosje”.
Kështu ka thënë Kadaj-Bujupi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
“110 kandidatët e Vetëvendosjes janë fitues, kjo ka bë që ne të jemi subjekti fitues.
“Ne do të kemi mbi 30 deputetë në Kuvend, i cili do të jetë aty që të punojë për interesa të Republikës”.
“Do të jemi parimor, institucionet do t’i krijojmë me program dhe jo me poste”.