Rama takon Mogherinin
Aktuale
May 24, 2017 - 21:28
Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Për momentin nuk dihen detaje të takimit, që është zhvilluar përpara darkës që zonja Mogherini do të zhvillojë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit.
Më herët ajo bisedoi në takime të ndara edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësues të qeverive të tjera të rajonit, shkruan Top Channel.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Romë, ku po takohet me homologët e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit të Triestes.