Haradinaj merr postin, për Veselin e Limajn nuk dihet akoma

Aktuale May 17, 2017 - 00:51

Pas lidhjes së koalicionit me PDK-së, AAK-së e Nisma-s, lideri i Aleancës për ardhmërine e Kosovës do të jetë kandidat për kryeministër, raporton Zeri.info.

Kështu ka thënë edhe shefi i grupit parlamentar Pal Lekaj, i cili ka shtuar se për Veselin e Limajn ende nuk dihet se cilat poste do t’i marrin.

“Ramushi kryeministër”, ka thënë Lekaj për zeri.info, duke mos saktësuar për dy partnerët e tjerë./zeri