Diaspora me kandidat për kryeministër te Kosovës

Aktuale May 16, 2017 - 23:21

Partia Demokratike e Unitetit e udhëhequr nga Adem Ulluri, njeri nga biznesmenët shqiptarë në diasporë do të garojë e vetme ne zgjedhjet e 11 Qershorit.

 Ketë vendim e ka bërë të ditur vet kjo parti politike përmes faqes se saj ne Facebook.

Ja edhe shkrimi i PDU-s

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.

Parlamenti i Republikës dhe kjo legjislaturë u shpërbë, kjo ishte kërkesë e kahmotshme e Partisë Demokratike të Unitetit, pra shpërbërja e Parlamentit.

Ne Partia Demokratike e Unitetit, duke e venë interesin e përgjithshëm para interesit personal, punojmë mbi tre parime bazë, që janë: sinqeriteti, drejtësia, logjika.

Platforma jonë politike gjatë gjithë kësaj kohe është mirëpritur nga qytetarët, kemi punuar që një kohë të gjatë në këtë platformë që ka për synim ndërrimin e fushëveprimtarisë politike, në Kosovë.

Ne jemi gati për zgjedhje, ekipet tona janë ekipe që strukturat e saj përbëhen nga ekspert të fushave të ndryshme.

Ne së bashku me qytetarët, do të bëjmë Kosovën një vend të jetueshëm.

Image