Historia tjetër e Arbën Xhaferit: ‘Billder’ dhe i pasionuar pas filmit (Video)
Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emision Zona Express, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.
Fatmir Xhaferi, vëllai i Arbën Xhaferit në intervistën për Zona Express rrëfen edhe pasionet e rinisë së tij.
“Arbëri që në fëmijëri është marrë me sport, atletikë e “bodybuilding’ që atë kohë askush nuk është marrë. Më kujtohet në shtëpinë e vjetër e kemi pasur një pjesë ku ai ushtronte- në atë kohë nuk ka pasur pesha dhe ai i bënte vetë peshat, me beton e me kutia të konservave dhe pastaj ushtronte.
E mbaj mend e ka pasur një rrip të gjerë me të cilin e shtrëngonte trupin dhe trupin e ka pasur trapez - si këta billderët tani. Ka qenë atë kohë një revistë “Fillmski Svet” dhe e lexonte vazhdimisht dhe kishte qejf të futje në botën e filmit”, thotë Xhaferi.
Për më shumë shikoni videon: