Ditmir Bushati dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

Aktuale May 13, 2017 - 21:18

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, "Twitter", kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati dënoi ngjarjen e rëndë, ku u dhunua gazetarja kosovare Arbana Xharra.

Statusi i Ministrit Bushati:

“Dënoj dhunën ndaj gazetares @XharraArbana! Liria e shprehjes dhe pluralizmi i mendimit thelbësor për një shoqëri të hapur e demokratike!”, citohet në reagimin e ministrit.

Xharra u sulmua në një parking në Prishtinë. Gjithçka se ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod”.