Edhe Daçiq i reagon Haradinajt: Ndryshimi i kufijve, ëndërr e keqe
Aktuale
May 12, 2017 - 20:05
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar ndaj deklratave të Ramush Haradinajt për përfhsirjen e Nishit në hartën e Kosovës.
Ai këto dhe deklaratat për Shqipërinë e Madhe, i ka cilësuar si ëndrra të këqija të shqiptarëve, transmeton lajmi.net
“Shqiptarët duhet të refelktojnë për veprimet e tyre sepse janë të gabuara. Nëse mendojnë se Serbia është e dobët për shkak se dëshiron dialog, atëherë kjo mund të jetë një ëndërr e çmendur, e cila në realitet është makth për gjithë rajonin”, ka thënë ministri serb.
Sipas tij, Shqipëria e Madhe, e deklaratat e Ramush Haradinajt janë të rrezikshme, në momentin që Serbia po kërkon vetëm dialog.