Vetëvendosje mobilizohet për nesër në rast se Demarkacioni shkon në Kuvend
Aktuale
May 07, 2017 - 22:50
Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar për ditën e nesërme pasi pritet që qeveria të procedojë demarkacionin në Kuvend.
Kjo Lëvizje ka bërë thirrje në të gjitha qendrat e Kosovës të tubohen aktivistët dhe të vijnë në Prishtinë në orën 17:00, raporton lajmi.net.
Aktivistët pritet të mblidhen afër ‘American School of Kosova’, pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Vetëvendosje thotë se ky tubim është mobilizues dhe ka për qëllim që të qëndrojnë në gjendje gatishmëri nëse demarkacioni sjellët në Kuvend.
Pjesëmarrja e aktivistëve thuhet se është e domosdoshme.