Xhavit Qalaj: Të gjitha janë rrena dhe shpifje, nuk e kam kërcënuar Dardan Molliqajn

Aktuale May 07, 2017 - 21:05
Në një konferencë për media, sot Lëvizja Vetëvendosje pretendoi se sekretari i kësaj partie, Dardan Molliqaj është kërcënuar vazhdimisht.

Në konferencë u përmend edhe emri i Xhavit Qalaj, vëllaut të Rashit Qalaj drejtor i departamentit për operacione në Polici.

Por ndaj këtyre deklaratave ka reaguar vet Xhavit Qalaj, i cili i ka përgënjeshtruar këto pretendime të Vetvëndosjes.

Në facebook ai ka shkruar se nuk ka qenë në Kosovë që nga muaji nëntor i vitit 2016.

Shikoni postimin e tij të plotë në facebook.

Image