A janë ftohur marrëdhëniet LDK-PDK?

Aktuale May 04, 2017 - 22:05

 

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka thënë nuk e di nëse ka prishje të marrëdhënieve mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës, LDK-së dhe PDK-së.

“Nuk kam informacione për ndonjë ndryshim radikal në mes të partnerëve. Është një marrëveshje që bazohet në një mandat të plotë që e kemi marrë nga qytetarët”.

Ferati që është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se nuk është befasuar që opozita ka kërkuar zgjedhje.

“Opozita është marrë me dy tema, Asosaciacionin dhe Demarkacionin. Nuk duhet të mendohet se duhet të shkohet në zgjedhje. Nuk kam informacione se PDK do ta përkrahë mocionin”.