Haziri: Prishja e njëanshme e koalicionit e thellon krizën (Video)
Aktuale
May 04, 2017 - 21:11
Zyrtari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se PDK ka obligim ndaj marrëveshjes së koalicionit me LDK-në dhe se nuk mund t’i jepet mbështetje asnjë mocioni për rrëzimin e Qeverise.
Këto komente Haziri i ka bërë për emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.
“S’du me paragjyku, por opozita s’mundet me ndërtu mocion kundër Qeverise”, ka theksuar Haziri.
“Çdo veprim i njëanshëm i PDK-së ose LDK-së veçse e thellon krizën dhe trondit themelet e shtetit te Kosovës”.
Ai ka mohuar zërat për një takim të mundshëm të liderëve të PDK-së e LDK-së për prishjen e mundshme te koalicionit.