Kalon afati për ankesë ndaj vendimit të gjykatës franceze për lirimin e Haradinajt
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sonte se sot ka kaluar afati që prokurori i rastit të Ramush Haradinaj të ankohej në vendimin e gjykatës franceze për lirimin e ish-kryeministrit kosovar.
Kjo i bie që Franca më nuk do ta arrestojë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, me fletarrestim të Serbisë, nëse ai hyn në territorin francez.
“Duket se nuk është vendim i rastësishëm (lirimi i Haradinajt). Askush këtu nuk e parashtron pyetjen se a është fajtor Haradinaj, por shtrohet pyetja se a duhet apo jo të ekstradohet në Serbi. Kjo është mosrespektim drastik ndaj viktimave serbe, por këtu nuk flas vetëm për të kaluarën, flas edhe për kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ai, përcjell lajminet.
Sot gjatë gjithë ditës politikanët kryesorë serbë janë marrë me deklaratat e Haradinajt në emisionin "Komiteti" të Gazetës Express, duke thënë se ai po nxit konflikt të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe me gjerë.