​Pacolli: Aeroporti i Prishtinës, si mos të ishte fare i Kosovës

Aktuale May 03, 2017 - 09:43

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli nëpërmjet një statusi në Facebook ka shprehur shqetësimin se mbishkrimi në Aeroportin Ndërkombëtar është shkruar Pristina e jo Prishtina.

Statusi i Pacollit në Facebook:

Nëse ju ka rënë në sy, sigurisht do të ndani me mua hidhërimin tuaj. Aeroporti i Prishtinës sot mban mbishkrimin "Pristina International Aeroport", pra Prishtina shkruhet me "S" e jo me "Sh".

Po ashtu, mungon mbishkrimi në shqip. "Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës". A thua ata të PPP-së që e kanë nën kujdes dhe monitorojnë këtë aeroport janë interesuar ndonjëherë për këtë mungesë serioze, apo??