Marrëveshja e koalicionit PDK-LDK 's'e ka paraparë kalimin e Demarkacionit'
Aktuale
April 26, 2017 - 23:16
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se kryeministri Isa Mustafa nuk do ta procedojë Marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pa koordinim me partnerin e koalicionit, PDK'në.
Kelmendi ka thënë se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK nuk e ka paraparë kalimin e Demarkacionit.
“LDK nuk i detyron domosdoshmërish me votue. Lideri ynë nuk e përdor asnjëherë forcën ose kushtëzimin që t’ia ndryshojë dikujt”, ka thënë Kelmendi në televizionin Rrokum.
Sipas Kelmendit, “PDK po e hedh topin tek LDK, sepse kjo e fundit është më demokratike. Përderisa ne e dimë se edhe në PDK ka deputetë që nuk do ta votojnë Demarkacionin".