Pacolli: Pashkët të ringjallin virtytet që shqiptarët i kultivuan me shekuj

Pacolli: Pashkët të ringjallin virtytet që shqiptarët i kultivuan me shekuj

Aktuale prill 15, 2017 - 11:49

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar me rastin e festës së Pashkëve.

“Urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve bashkatdhetarëve dhe të gjithë atyre të besimit Krishterë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit; virtyte të cilat shqiptarët i kultivuan ndër shekuj”, ka përfunduar Pacolli.