EuroNews: Kosova paralajmëron për sulme ndaj politikanëve në prag të Pashkëve
Foto: Ilustrim

EuroNews: Kosova paralajmëron për sulme ndaj politikanëve në prag të Pashkëve

Aktuale prill 14, 2017 - 19:30

Mediat prestigjioze botërore si EuroNews, Reuters, CNN, AP, etj., kanë raportuar sot për mundësinë e sulmeve ndaj politikanëve kosovarë, institucionet, në prag të festës së Pashkëve.

Një raportim i tillë vije pas njoftimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës se persona dhe grupe të caktuara jashtë Kosovës kanë vënë në shënjestër bartës të institucioneve dhe partive politike, shkruan lajmi.net.

“Kosova paralajmëron për sulme të mundshme ndaj politikanëve, institucioneve kosovare, në kohën kur rajonin feston Pashkët këtë vikend”, është titulli kryesor në televizionin më të madhe evropian, EuroNews.

Se ekziston kërcënime e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat që këto kërcënime mos të bëhen realitet.

Mirëpo, si kryeministri Mustafa, ashtu edhe institucionet tjera të sigurisë nuk kanë bërë të ditur se cilat janë këto grupacione apo këta njerëz që po kërcënojnë sigurinë e vendit tonë.

Lidhur me këto paralajmërime, Policia e Kosovës ka marrë masa që policët të jenë në punë 12 orë dhe ata që janë në pushim të kthehen në punë.