Senatori McCain: Ushtria të bëhet vetëm me ndryshimet kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Senatori McCain: Ushtria të bëhet vetëm me ndryshimet kushtetuese

Aktuale prill 13, 2017 - 15:33

Senatori amerikan, John McCain, e thekson edhe një here se Ushtria e Kosovës, duhet të bëhet me ndryshimet kushtetuese.

“Siguria e Kosovës është e rrënjosur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe tek partnerët e tjerë ndërkombëtar”.

“Për këtë arsye është e rëndësishme që transformim i FSK-se të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”.

“Ky proces siç ka thënë Presidenti Hashim Thaçi, duhet të jetë gradual dhe me angazhimin e të gjitha komuniteteve, përfshirë edhe serbët”.

Këto komente McMcain i ka bërë para deputetëve të Kosovës në seancën solemne kushtuar vizitës së tij në Kosovë.