Veseli pret në takim senatorin McCain (FOTO)
Foto: Laura Hasani

Veseli pret në takim senatorin McCain (FOTO)

Aktuale prill 13, 2017 - 14:09

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain, raporton "Zeri.info".

Pas takimit me Veselin, senatori McCain do të mbajë një fjalim rasti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast mbahet edhe seancë solemne për të nderuar prezencën e tij.

Ndërkohë, menjëherë pas seancës senatori do të takoj kryeministrin Isa Mustafa.

Ndryshe, senatori amerikan McCain erdhi dje në një vizitë zyrtare në Kosovë, dhe po vazhdon takimet gjatë ditës me krerët e shtetit kosovar. /ZËRI/

Image

Image

Image