Delawie: John McCain një mik i madh i Kosovës

Delawie: John McCain një mik i madh i Kosovës

Aktuale prill 12, 2017 - 18:07

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vëlersuar si një mik të madh të Kosovës.

“Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nësër në Prishtinë”, ka shkruar Delawie në Twiter.

Vizita e tij vjen pas tensioneve të fundit në Ballkan.

Akoma nuk dihet se me kë do të takohet ai gjatë qëndrimit në vendin tonë, por Klan Kosova merr vesh se temë e këtij takimi do të jetë situata e sigurisë, zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit në postin e presidentit të Serbisë, dhe të tjera.