Arvizu dhe Lu takim me kreun e Kuvendit, Meta

Aktuale April 03, 2017 - 12:19

Ish ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar këtë pardite me kreun e Kuvendit Ilir Meta. I shoqëruar nga pasardhësi i tij, Donald Lu, ata kanë hyrë në zyrën e Kuvendit, në një takim që zgjati rreth 30 minuta.

Ky takim vjen një ditë pas darkës mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatit të tij në qeveri Ilir Meta.

Më herët, Arvizu është takuar me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në shtator të vitit të kaluar, Arvizu ndodhej në Tiranë me një tjetër detyrë, atë të nd.Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit.