'Dorëzohet' Rama: Nisim punën për përgatitjen e qeverisë teknike

Aktuale April 01, 2017 - 21:00

Protesta e opozitës ai arriti objektivit, pasi kryeministri, Edi Rama, ka pranuar kërkesën e kryedemokratit Lulzim Basha për krijimin e një qeveria teknike.

Këtë fakt e ka pranuar vetë shefi i qeverisë, Edi Rama, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ndër të tjera njofton së do mbyllë rubrikën “Amacodr” pasi ka nisur punën për krijimin e qeverisë teknike.

Kjo është gënjeshtra e Edi Ramës që e ka shkruar në “Facebook”. 

AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!....

(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet 😂 Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i'a fsheh mërzinë dhe i'a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës 😀 Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit 😂)