Ende s’ka memorial për studentët e vrarë gjatë luftës (VIDEO)
Aktuale
March 24, 2017 - 21:13
Për gjithë ata të rinj e të reja që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës ishte menduar të ngritej një memorial brenda Kampusit të Universitetit “Hasan Prishtina” .
Por synimet që ai të kryhej në muajin mars mbetën vetëm dëshira.
Studentët që janë vetë nismëtarë e as drejtuesit e Universitetit nuk kanë marrë lejen e nevojshme nga komuna e Prishtinës.
Klan Kosova që nga e mërkura nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët komunalë.