Kërcënohet me armë në zyrën e tij kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku
Një person në gjendje të dehur ka hyrë në zyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, të cilin e ka kërcënuar me armë. Mulaku ka sqaruar se personi ka hyrë në zyrën e tij dhe se ai është lejuar të hyjë nga sigurimi, të cilët gjithashtu janë kanosur nga ai, por gjendja ishte menaxhuar mirë dhe se falë saj nuk ka ndodhur më e keqja, transmeton zeri.info.
Personi, i njohur si Isa, kishte kërkuar punë dhe për këtë arsye edhe ishte kërcënuar. Kryetarin Mulaku.
“Në mëngjes një person në gjendje të dehur më ka kërcënuar me armë, mua por edhe rojat. Ai ka kërkuar të vie te unë në zyre dhe e kemi lënë të hyjë brenda zyrave të mia. Ai e kërkonte punë, por edhe vazhdimisht e mbante dorën në bel, aty ku e kishe armën. Bashkë me sigurimin e kemi menaxhuar shumë mirë gjendjen dhe e kemi larguar nga aty”, ka thënë Mulaku, transmeton zeri.info.
Ndërkaq, Nehat Thaçi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicës, duke konfirmuar rastin, ka thënë se personi në gjendje të dehur ka hyrë në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë dhe ai ka dalë qetësisht jashtë. Ai ka shtuar se aktualisht kërcënuesi ndodhet në trajtim mjekësor dhe se më pas do ndaj tij do të zhvillohen procedurat./Zeri./