Gjurqit thotë se Serbia ka prova serioze për rastin Haradinaj

Aktuale March 12, 2017 - 21:50

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se provat që Serbia ia ka dorëzuar Gjykatës së Colmarit janë tepër serioze.

“Ne me kujdes jemi duke e monitoruar se si Franca po e trajton këtë rast, dhe presim vendim të drejtë”, u shpreh Gjuriq për TV Pink.

“Kjo është arsyeja që ne kërkuam arrestimin e Haradinajt nëpërmjet Interpolit. Besoj se drejtësia është e nevojshme, në mënyrë që të kthehet një faqe e re në historinë serbo-shqiptare”, theksoi ai, transmeton lajmi.net

Gjuriq ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se është i lumtur me reagimet e NATO-s dhe SHBA-së në lidhje me këtë çështje.