Abazi: Arrestimi i Haradinajt, kryekëput për çështje politike
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Haki Abazi, ka vlerësuar se arrestimi i Haradinajt është bërë totalisht për qëllime politike.
“Arrestimi i z. Haradinaj apo mbajtja e tij në Francë është kryekëput politike dhe anti-Kosovë. Që nga shkuarja e z. Hardinaj në Hagë herën e parë, duke lënë bosh vendin e tij si kryeministër, është e qartë që ai është trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe në fakt është eliminuar nga skena politike për aq kohë sa ka pasur nevojë politika në Kosovë për ta mbajtuar atë jashtë”, ka deklaruar ai per "Zërin".
Sipas Abazit, një gjë e tillë përbën krim të organizuar ndërkombëtar.
“Kjo që po ndodhë është krim i orgnizuar ndërkombtar që përdor instrumentet ligjore për t’u krijuar favore instrumenteve të tyre politike. Kjo është arsyeja pse vendi dhe rajoni janë në krizë sepse përdoren standarde të dyfishta dhe gjyqësia nuk është e pavarur as tek ne e as në rastin e Hardainajt jashtë”, është shprehur ai./Zëri