Erdogan godet Shkupin: Në Turqi prej sot nuk njihen diplomat e Maqedonisë

Aktuale January 21, 2017 - 09:25

Pas shfuqizimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave nga Qeveria Turke, në Turqi më nuk njihen diplomat e universiteteve të Maqedonisë.

Vendimi është sjellë më 12 dhjetor, dhe kjo konsiderohet si një përgjigje ndaj autoriteteve të Maqedonisë pasi që nuk u ndërmorrën pasa kundër organizatave dhe shkollave private që dyshoheshin për lidhje me lëvizjen e Fetylla Gylen, i cili dyshohet si organizator i puçit në Turqi, vitin e kaluar gjatë më 15 korrik. Në shënjestër ishin shkollat e mesme me emrin “Jahja Kemal”, javorja “Zaman” dhe shkolla për kurse të gjuhës “Sedef”./INA