Matoshi : U fitua betaja informative me Serbinë!
Njohësi i çështjeve politike në vend, Halil Matoshi ka përgëzuar Policinë e Kosovës (PK), për aksionin e zhvilluar mbrëmë me rastin e nisjes së trenit nga Beogradi në Mitrivicën e Veriut.
“Që nga lobimi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, Serbia ka nisë një ofensivë diplomatike kundrejt Kosovës dhe për habi Brukseli zyrtar po hesht.
Kjo heshtje sikur e sqaron frikën e BE-së përball Rusisë që është rikthyer fuqishëm në skenën europiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdor si shantazhuese të BE-së”, ka shkruar Matoshi, në rrjetin social facebook.
Sipas tij, PK-ja doli fituese edhe në rrafshin propogagandistik. “Policia e Kosovës ka krye kështu detyrat e sigurisë ashtu siç i ka hije nji policie profesionale të nji shteti normal - tuj e fitu betejen informative - pra ajo doli fituese edhe në rrafshin propagandistik”, ka shkruar më tej ai.
Ndër tjera, Matoshi ka vlerësuar se sistemi po funksionon më mirë se lidershipi.
Ja postimi i plotë i tij :
Bravo Policia e Kosovës!
U fitue betaja informative me Serbinë!
Prandej nji bravisimo Policisë së Republikës së Kosovës
- dhe mekanizmave tjerë te Sigurisë - ato që janë të përfshime në operacion - tash fjalën e ka diplomacia kosovare dhe Brukseli zyrtar...
Që nga lobimi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, Serbia ka nisë një ofensivë diplomatike kundrejt Kosovës dhe për habi Brukseli zyrtar po hesht.
Kjo heshtje sikur e sqaron frikën e BE-së përball Rusisë që është rikthyer fuqishëm në skenën europiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdor si shantazhuese të BE-së.
Pas publikimit ne InterNet te nji videoje misterioze ku mund të shihen njerezë 'anonymus' (edhe ëebfaqen e Hekurudhave te Serbise e sulmoi nji "shqiptar anonymus"!???) duke vendose dinamit ne hekurudhë, policia e Kosovës bani ma të mirën të mundshme: U dëshmue trupë profesionale dhe e përgjegjshme në zabtimin e ligjit - duke kontrolluar secilin centimetër të hekurudhes kosovare - e për ta demantu Serbinë dhe deplasue propaganden serbe se Kosova po do me planifiku akte terroriste - sekendejmi Policia e Kosovës ka krye kështu detyrat e sigurisë ashtu siç i ka hije nji policie profesionale të nji shteti normal - tuj e fitu betejen informative - pra ajo doli fituese edhe në rrafshin propagandistik.
P.S.
Punet e mdhaja e te paçme kryhen ne heshtje - pa mburrje e zhurme vetlavduese!
Megjithatë, sistemi po funksionon ma mirë se lidershipi!?