Presidenti Thaçi takon senatorin Doll
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së fundmi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se është takuar me senatorin amerikan, Robert Doll.
Presidenti Thaçi ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", se gjatë këtij takimi me senatorin Doll kanë zhvilluar një bisedë të përzemërt për të kaluarën e Kosovës dhe rëndësinë që ka pasur SHBA-ja në lirinë e vendit.
Postimi i plotë i Thaçit:
U ndava, si gjithmonë, me përshtypjet më të mira nga takimi me mikun e madh të shqiptarëve, senatorin Robert Doll.
Në takimin e përzemërt që patëm, diskutuam gjerë e gjatë të kaluarën dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për lirinë e Kosovës.
Natyrisht, senatori Doll ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe aspiratës për liri dhe pavarësi.
Por, fokusi i bisedës ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon.
E falënderova, në emër të qytetarëve të Kosovës, senatorin Doll për kontributin e tij personal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në shenjë mirënjohjeje i dhurova një suvenir me hartën e Kosovës të bërë me gurë mineralë nga toka e jonë.
Duhet gjithmonë të jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Kosovën.
Ne jemi të bekuar që kemi miq të tillë si senatorin Doll.