Leskaj e shqetësuar përse KiE nuk reagoi për arrestimin e Haradinajt (Dokument)

Aktuale January 09, 2017 - 21:39

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj i ka drejtuar një letër President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt në lidhje me arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lesaj përmes kësaj letre, ka shprehur shqetësimin e shtetit shqiptar në lidhje me arrestimin e Haradinajt, ku si Kryetare e Delegacionit të përhershëm parlamentar pranë KiE-së, e ka cilësuar si të papranueshëm këtë arrestim.

Leskaj ka thënë se arrestimi i Haradinajt përbën shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, raporton “Zeri.info”.

Sipas saj, Haradinaj, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd.

Në letrën të cilën e ka siguruar “Zeri.info”, thuhet se një “veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes të të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë)”, transmeton “Zeri.info”.

Image