Hapet për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit
Aktuale
January 09, 2017 - 21:01
Është hapur për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit. Tani, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend janë të qarkullueshme.
Kompanitë e kontraktuara nga MI, menaxherët rajonalë dhe ekipet tjera të MI-së po vazhdojnë monitorimin dhe punën për pastrimin e të gjitha rrugëve duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion, transmeton "Zeri.info".
Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit.